Pritje Gala për Edin nga Bibi!

Postuar në 26 Janar, 2026 19:51

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Izrael në një vizitë që i ka rezervuar atij një pritje të pazakonshme. Zotit Rama i është rezervuar një seancë nderi në Parlamentin izraelit – Knesset – që organizohet në raste të rralla.

Duhet thënë se pritësi i tij, kryeministri Beniamin Netanyahu është shfaqur shumë entuziast për vizitën e z. Rama, për të cilin nuk i ka kursyer lëvdatat.

Ai ka vënë në dukje Besën e shqiptarit, një klishe që është përdorur tashmë më shumë sesa arkiva e RTSH-së, ndërkohë që ka premtuar për një bashkëpunim të ri.

Nga ana e vet z. Rama ka zgjedhur të drejtohet në mënyrë informale ndaj Netanyahut, të cilin e ka quajtur Bibi, një apelativ që përgjithësisht përdoret në qarqe mediatike në Izrael, duke theksuar miqësinë e tyre personale.

Asgjë nuk mund të deshifrohet nga kjo miqësi e re, nga qëndrimet e z. Rama për politikën dhe ndryshimet në Lindjen e Mesme, nga buron ajo, çfarë parathotë për të ardhmen tonë dhe cila është premisa e këtij orientimi.

Megjithatë në fund të fjalës së vet z. Rama ka konfirmuar qëndrimin e Shqipërisë për zgjidhjen me dy shtete, edhe pse i ka përmendur palestinezët në mënyrë periferike.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Per c'fare bese ka fjalen ky dhe te gjithe keta palacot ne Shqiperi qe masturbojne mendjen me "besen". Kullat i ngrinin larg njera -tjetres nga 3 4 km, me dritare te vogla sepse gjithe jeten e kalonin (nder shekuj) duke vrare njeri tjerin. Besa.... akoma po vriten e po ngujohen, jane me mijera femije qe nuk shohin driten e diellit nga gjakmarrja; besa.

Te dalim tek " besa".
Sa cifute u shpetuan? Ku eshte numri? Pse qenka kaq e veshtire? Nje duzine familjesh qe i strehuan dihet. Thone se numri kalon tenjeqindat, OK. Nga dhe ku e kane informacionin?
Per kete te fundit, eshte shume e thjeshte, dokumentet e Ambasadave shqiptare qe shiten pasaportat shqiptare ( sa frengu pulen) jane ne arkiva. Perse nuk i deklarojne? Sepse numri eshte me pak se njeqind. Na " zbulojne" dokumente te mesjetes e nuk nxjerrin keto qe i kane ne arkiva..... Apologjetet e beses se cifuteve.

Nje te mire te vockel qe e bene e perserisin cdo jave, muaj dhe vit. Populli thote: " E mira nuk kujtohet"! Keta na u bene bajate sepse per 50 vite diktature nuk kishin bese per femijen e tyre, baben, nenen, dajen, xhajen, tezen etj etj As komshiun. Por ja qe per cifutin, po. E strehuan dhe e shumuan....... O pikaaaaa, do te thoshte ime nene per keta te masturbuar ne tru, qe generation Z e kane matufepsur, dhe mburren me bemat e shumimit te cifuteve ne token token mbas LIIB.

A u ka shkuar ndonjehere ne mendje se ne si shqiptare duhet t'i ngrinim nje piedestal ish Yugoslavise, Serbise se sotme per strehimin, mbrojtjen dhe mosdorezimin e mijerave, dhjetera mijerave shqiptare qe arratisesishin nga regjimin i satrapit komunist.
Pra, kesaj une i them jo bese, por humanizem nga fqinji yne qe na u gjend, kurse ne ate kohe ne Shqiperi fqinjinuk ta hapte deren, por as daja yt nuk te te linte brenda. Kjo ishte besa e dudumeve te sotem.
Turqia strehoi, mbrojti dhe financoi emigrimin e mbi nje qind mije cifuteve nga Evrope per ne Turqi dhe nuk mburret. Ne nuk civiliz0hemi e as ndergjegjesohemi se po behemi bajat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.