Edi Rama merr një medalje tjetër nga Patriarku ortodoks i Jeruzalemit

Postuar në 28 Janar, 2026 13:38

Edi Rama është dekoruar në datën 27 janar 2026 me urdhërin e Kryqit të Varrit të Shenjtë. Urdhëri i është akorduar kryeministrit nga Patriarku Theophilos III që ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në dialogun ndërfetar.

vitin 2015, z. Rama merrte Urdhërin e Kryqit të Lartë të Kalorësve të Varrit të Shenjtë. Nga i njëjti patriark.

Nga pamjet që qarkullohen duket se kemi të bëjmë me dy urdhëra të ndryshëm për shërbime që është e ështirë të kuptohen.

Zoti Rama vetë u deklarua katolik në parlamentin izraelit, gjysmën më të mirë tha se e ka myslimane, ndërkohë që për fëmijën e vet shpalli se mund të bëhet hebre. Urdhërin e merr nga ortodoksët.

Ka një thënie për politikën që aktualizohet përherë dhe është konstantja e saj, por është diçka e shëmtuar që kryeministri i një vendi sillet me shoqërinë e vet në mënyrë hermetike. Pasi edhe nëse shohim motivacionin, urdhëri është akorduar për rolin e Shqipërisë në dialogun fetar.

Më poshtë video e dekorimit të Ramës në vitin 2015.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kur ta marre vesh i zoti i varrit te shenjte kush po dekorohet me kryqin e tij, per here te dyte madje, do ferfellije sa para mbrapa

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.