Edi Rama merr pjesë në një konferencë të dominuar nga neonazistët

Gazeta izraelite “The Times of Israel” e cilëson konferencën që nis nesër në Jeruzalem, dedikuar luftës kundër Antisemtizmit si përçarëse. Ftesat e dërguara nga ministri për Diasoprën, Amichai Chikli, cilësuar edhe ky si ministri më polarizues në Izrael, përfshijnë përfaqësues të së djtahtës ekstreme në Europë. Për pasojë njerëz me autoritet si kryerabini brianik Ephraim Mirvis dhe kreu i Lidhjes Kundër Shpifjes, Jonathan Greenblatt kanë joftuar bojkotimin.
Në konferencë do të jenë njerëz si Jordan Bardella ndërkohë që Chikli intepreton se kjo qasje lidhet me nevojën strategjike për të luftuar kundër antisemtizimit përmes aleancës me ato parti që janë kundër islamit radikal. Ministri izraleit i përmbahet idesë se nuk është e djthata ekstreme kërcënim për semitizmin, por Islami radikal. Nga Suedia në Blegjikë, ftesat për konferencën ku merr pjesë nesër edhe Edi Rama, dominohen nga të djathtë dhe parti me origjinë naziste.
Por ministri nuk është vetëm në këtë pozicion. Javën e shkuar Netanyahu priti në takim një anëtar të njohur të Partisë austriake të Lirisë, Harald Vilimsky. Lidhur me këtë takim, kreu i komunitetit hebraik të Austrisë, Oskar Deutsch ka reaguar ashpër, ndërkohë që Netanyahu luan muzikë tjetër:
Qytetërimi judeo-kristian është nën sulm. Kjo është një përpjekje e çuar para jo vetëm nga Islami radikal, por në bashkëpunim me të majtën radikale dhe islamikët të bashkuar në urrejtjen e tyre ndaj Izraelit
shkruajti ai në lidhje me këto akuza.
Kryeministri izraelit e ka cilësuar aleancën me të djathtën ekstreme si të domosodshme për të ardhmen e botës që po hyn sot në një betejë vendimtare. Duhet kujtuar se kur FPO hyri në qeveri në vitin 2000 në Austri, Izraeli tërhoqi ambasadorin nga Vjena. Koha ka ndryshuar, memoria izraelite po ashtu. Holokausti mesa duket ka mbetur në filma.

Add new comment