Fustane nusesh me letra higjienike, fiton një shqiptare

Postuar në 16 Qershor, 2013 15:04

 Të lira, por me klas! Agjencia Cheap-Chic-Weedings.com ka shpallur fituesin e edicionit të nëntë për stilimin e fustaneve të nusërisë me lëndë të parë - letrën higjienike. Dhe fituesja këtë herë është një shqiptare. Mimoza Haska është me profesion parukiere dhe stiliste! Ajo prej vitesh jeton bashkë me familjen e saj në një zonë bregdetare të quajtur Surfside Beach në New York. Ajo e emërtoi fustanin “Mjellma e bukur”, duke realizuar një krijim që i përshtatej modelit të saj. Fustani ka një bust të ngjitur pas trupit, një fund të shkurtër, por me një bisht, i cili zgjatohet në njërën anë të fustanit, zambakë të pozicionuar thuajse në të gjithë tërësinë e fustanit dhe një kapelë për kokën në formën e një kurore klasike. Për të realizuar këtë fustan ajo ka përdorur më shumë se 16 topa letrash higjienike, si dhe detaje dhe elemente të tjera shtesë për t’i dhënë shkëlqimin e duhur modelit të fustanit të krijuar nga duart e saj.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.