Putin divorcohet pas 30 vjetësh martesë

Postuar në 07 Qershor, 2013 03:43

Presidenti rus Vladimir Putin dhe gruaja Lyudmila kanë thënë se martesa e tyre ka përfunduar. Çifti që ishte i martuar për 30 vjet, e bënë publikë lajmin në televizionin shtetëror rus pasi morën pjesë në një balet. “Ishte vendim i përbashëkt: ne e shohim shumë rrallë njëri-tjetrin, secili prej nesh e ka jetën e tij”, tha Putin.

Zonja Putin është parë shumë rrallë kohëve të fundit në publik, gjë që ka zgjuar spekulime të shumta të mediave ruse. Ajo nuk ka shumë dëshirë të jetë në sytë e publikut, dhe i tha televizionit shtetëror rus se e kishte të vështirë të fluturonte. “Ishte një akt civilizues dhe ne gjithmonë do të mbesim të afërt”, tha ajo.

Vladimir Putin dhe Lyudmila Shkrebneva u martuan në vitin 1983 dhe kanë dy vajza, që të dyja në moshën  20 vjeçare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.