Vetëvritet ylli i Bollivudit !

Postuar në 05 Qershor, 2013 04:03

Jiah Khan, një figurë premtuese e kinemasë së Bollivudit, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur mbrëmjen e së hënës në banesën e saj në Mumbaj.

Lajmin e kanë bërë të ditur të martën mediat indiane, sipas të cilave 25-vjeçarja po kalonte një periudhë depresioni për motive personale.

E rritur në Londër, aktorja debutoi për herë të parë si aktore protagoniste në vitin 2007, në filmin “Nishabd”, ku tregoi siguri në vetëvete.

Në vitet e mëvonshme Khan u zgjodh për të interpretuar në dy filma të tjerë, përkrah aktorëve më në zë të kinematografisë indiane, Aamir Khan dhe Akshay Kumar.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.