Vdes legjenda e muzikës Little Tony
Vdes këngëtari legjendar i muzikës Little Tony.Antonio Ciacci,kështu është emri i tij i vërtetë. I lindur 72 vjet më parë në Tivoli, ai u nda nga jeta të hënën në mbrëmje në Romë, në klinikën romake në Villa Margherita, ku ai ishte i shtruar prej tre muajsh sepse vuante nga kanceri. Funerali i tij do të mbahet të enjten. Little Tony, ka qënë një nga artistët më të njohur të muzikës së lehtë Italiane, nga të parët që interpretoi në stilin Italian rrymën rock’n’roll, stil që i dha emrin “Elvis Presly Italian”.
Nga këngët e tij më të njohura në të gjithë botën,janë:” Ridera, Cuore Matto apo dueti me Adriano Çelentano, 24 mila baci”. Performaca e fundit e tij ka qënë në Festivalin e vitit 2010 ku ai interpreton me këngën “Non finisce qui”.
Add new comment