Ska asnjë dyshim që ata janë bashkë!
Miley Cyrus dhe i fejuari i saj, Liam Hemsworth, janë bashkë. Thashethemet e fundit flisnin për një ndarje të çiftit, por këtë fundjavë e fotografuar nga paparacët ,Miley i ka sqaruar mjaft mirë fansat me xhestin e saj. Ajo ka treguar dorën e majtë , ku shihej një unazë e shndritshme floriri, pikërisht në gishtin e martesës. E veshur me streçe dhe një mini kanatjere të bardhë, bukuroshja bionde dukej e lumtur .
Add new comment