Lindsay Lohan, s’e duan as në klinikën e rehabilitimit

Postuar në 15 Qershor, 2013 09:39

Lindsay Lohan është përjashtuar nga një klinikë rehabilitimi për sjellje jo të mirë. 

Aktorja është larguar nga Betty Ford Center dhe do të kryejë edhe 90 ditë të tjera të rehabilitimit që i kanë mbetur në një tjetër klinikë.

Mësohet se Lindsay nuk ka pranuar të shkojë në sesionet e terapisë së grupit dhe ka mërzitur pacientët e tjerë. Një burim tha për ‘RadarOnline’: “Ajo nuk shkoi në terapinë e grupit për disa ditë duke thënë se pacientët po jepnin informacione për të. Me sjelljet e saj po i nxinte jetën njerëzve përreth. Të gjithë janë të lumtur që më në fund u largua”.

 Lohan ka përmbushur 40 ditë nga programi i saj i rehabilitimit dhe i kanë mbetur edhe 90 ditë të tjera.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.