Naomi Watts, fytyra perfekte për të luajtur Lady Dianën
Naomi Watts, aktorja australiane, e cila është përzgjedhur për të interpretuar rolin e Princeshës së Wellsit, Lady Diana duket se është fytyra perfekte që i afrohet më tepër një prej grave më të njohura në histori.
Për t’ju përshtatur rolit në filmin që pritet të dalë pas disa muajsh, Wats ka ndryshuar disi pamjen e jashtme, përmes një parukeje, dhe ka marrë për muaj të tërë leksione për një sjellje prej princeshe, plus që siç është shprehur vetë aktorja, ajo e ndjen shpirtin e princeshës Diana shumë pranë vetes.
Add new comment