Telefonon policinë sepse nuk i pëlqeu prostituta
Një burrë anglez telefonoi numurin e emergjencës së policisë për tu ankuar për faktin se prostitute që kishte takuar ishte e shëmtuar.
Telefonuesi i tha policisë së Birmingemit se gruaja e kishte përshkruar veten shumë më të bukur sesa ishte në të vërtetë dhe për këtë arsye donte ta denonconte, por agjenti që iu përgjigj thirrjes i kujtoi burrit se gruaja nuk kishte bërë asgjë në kundërshtim me ligjin dhe se gjëja e paligjshme ishte blerja e seksit.
Policia e ka identifikuar mashkullin dhe i ka dërguar një letër paralajmëruese mbi veprimet e tij.
“Të shpërdorosh kohën e policisë është një shkelje e rëndë që parashikon deri në 6 muaj burg”, tha një agjent i policisë për tabloidin britanik.
Add new comment