Vajza e Kim Kardashian do të quhet Veri-Perëndim
Kim Kardashian duket se do t’i shtohet atyre personazheve VIP që zgjedhin emra të çuditshëm për fëmijët e tyre.
Kështu vajza e sapoardhur në jetë nga lidhja mes Kim dhe reperit Kanye West mësohet se do të quhet North, emër i cili i bashkuar me mbiemrin që vogëlushja do të trashëgojë nga babai i saj (West) në shqip përkthehet Veri-Perëndim
Burime pranë çiftit kanë thënë se vajza do të thërritet shkurt Nori, ndërkohë që mendohet se kjo zgjedhje e veçantë është bërë nga babai i saj, Kanye West..
Kim & Kanye kanë marrë urime edhe nga miqtë e tyre.
Add new comment