Turisti Alonso

Postuar në 20 Qershor, 2013 15:15

Në prag të garës së Britanisë, ku do të tentojë të fitojë në garën e Silverstone për të vazhduar luftën me Vettel për titullin kampion në Formulën 1, Fernando Alonso përfitoi nga koha e tij e lirë për t’u veshur me një rol të pazakontë… atë të turistit. 

31-vjeçari, i shoqërua nga e dashura e tij modele, Daria Kapustina, u fotografuan ndërsa vizitonin disa prej destinacioneve më piktoreske të Las Vegasit, ku spanjolli mbërriti pasi u shkëput shkurtimisht nga puna e tij, për të takuar partneren e ndodhur në SHBA për arsye pune.

Piloti dhe 23-vjeçarja, pas një shëtitje të gjatë, përfituan për të ndjekur një shfaqje të rrallë të iluzionistit David Copperfield.

Ditë këto, për Alonson, në shërbim të rikarikimit të baterive dhe dedikuar një “Botërori” tashmë të fituar, atë për dashurinë e bukuroshes Kapustina.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.