Naked City
Tulisia,shumë seksi me bikini ngjyrë rozë
Tulisia Contostavlos u ka dhënë të gjithëve një pamje të ëmbël ndërsa është shfaur me bikini ngjyrë rozë.
Një ditë pushimi dhe plazhi për 24-vjeçaren e njohur jo vetëm si këngëtare por edhe si ish-anëtare e jurisë së spektaklit “X Factor”. Tulisia prej disa ditësh ndodhet në Ibiza së bashku me një numër të ngushtë miqsh.
Ajo është fotografuar nga paparacët në situate të ndryshme në të cilën duket se po i kalon shumë këndëshëm këto ditë pushimesh në plazhin e mrekullushëm në Ibiza.
Lily Aldridge rikthehet e mrekullueshme
Një prej modeleve më të vlerësuara në botë, Lily Aldridge u rikthye të tregonte se përse meriton statusin e një “ëngjëlli” të “Victoria’s Secret”.
27-vjeçarja u rikthye të ekspozonte linjat e saj të mrekullueshme në një fushatë publicitare në të cilën është pajtuar për llogari të markës “XOXO Fashion”.
Në këtë sezon, Lili ka qenë gjithashtu shumë e pranishme edhe me linjat e veshjeve intime dhe atyre të plazhit.
Këto janë disa prej imazheve të fushatës së saj të fundit dhe të punës së Lilit gjatë vitit.
44-vjeçarja Christensen pozon nudo
Ka qenë një supermodele e famshme në vitet ’90, por duket se edhe dy dekada më vonë Helena Christensen është në gjendje të tërheqë vëmendjen.
Bukuroshja daneze ka pozuar krejtësisht nudo për revistën ‘FutureClaw’ dhe kuptohet lehtë pse Gianni Versace e ka konsideruar 44-vjeçaren si “trupin më të mirë në botë”.Në lidhje me femrat që e kanë frymëzuar, ajo përmendi 3 emra: Marilyn Monroe, Jean Seberg dhe Jane Birkin.Në lidhje me femrat që e kanë frymëzuar, ajo përmendi 3 emra: Marilyn Monroe, Jean Seberg dhe Jane Birkin.
Angelina Jolie pas mastektomisë, i rikthehet punës me “Unbroken”
Pasi ka rrëfyer se i është nënshtruar mastektomisë (heqja e gjirit), për të parandaluar rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit, Angelina Jolie i është rikthyer punës dhe ditët e fundit është fotografuar ngë Hawaii.
Aktorja 38-vjeçare është shfaqur në formë të mirë fizike, e veshur me një kanatiere transparente, pantallona të zeza të lehta dhe kapele me strehë të gjerë. E vetmja shenjë që mund ta “tradhtojë” Jolie për operacionin që i’u nënshtrua në 20 Prill, ishin disa viza tek sqetullat, të krijuara gjatë kirurgjisë rikonstruktive.
Claudia Romani super e nxehtë me bikini
Një prej modeleve më të njohura të revistave për meshkuj, Claudia Romani tregoi se vazhdon të ketë linja të përkryera, edhe pothuajse një dekadë pasi fitoi famë duke pozuar për revistat erotike “Playboy” apo “FHM”.
Kësaj here është fotografuar në plazhet e Majamit me sensualitet dhe sharm . Modelja italiane mban bikini ngjyrë të zeze ndërsa përshëndet në mënyrë më të mirë fansat e shumtë në të gjithë botën.
I shpërthen “smartphone” në xhep, plagoset e reja
Një adoleshente zvicerane pësoi djegie të shkallës së tretë dhe plagë të thella në këmbën e saj të djathtë, teksa “smartphone” që mbante në xhep i shpërtheu në mënyrë të papritur dhe pa shkak.
18-vjeçarja Fanny Schlatter tashmë ka mbetur pa ndjesi në pjesën e dëmtuar të kofshës, pasi për arsye ende të paqarta, bateria e telefonit shpërtheu në xhepin e xhinseve, duke dëmtuar përveç të tjerave edhe nervat e kësaj pjese të trupit.
Tina Turner drejt altarit, martesë me Erwin Bach
Bashke me dashurine edhe martesa nuk njeh moshe. E madhja Tina Turner do te kurorezohet ne martese me te dashurin e saj Erwin Bach, me te cilin jetojne ne Zvicer prej vitit 1995.
Sipas tabloidit amerikan National Enquirer, martesa eshte planifikuar te zhvillohet ne 15 korrik në Zvicër.
Ish-i i Naomi Campbell me miss-Kinën
I sapondarë pas pesë vitesh marrëdhënie me supermodelen Naomi Campbell, miliarderi rus Vladimir Doronin nuk ka humbur shumë kohë për të gjetur një zëvendësuese të përshtatshme.
Dhe nga Campbell, ai është zhvendosur tek ish-Miss Kina, Luo Zilin, e cila shfaqi linja të admirueshme, në jahtin personal të miliarderit rus.
Aktualisht, Doronin dhe 25-vjeçarja ndodhen duke kaluar disa ditë pushime në Ishullin e Bardhë, një ishull i vogël i ndodhur në jugun e Britanisë së Madhe.
Beyonce, ylli i koopertinave
Beyonce Knoëles realizoi disa prej pozave të saj më joshëse ndonjëherë, ndërsa fitoi koopertinën e revistës “Flaunt”.
Fotografitë u realizua që gjatë vitit 2011, në kuadrin e një fushate publicitare, por ato u rivlerësuan në një editorial të gjatë të revistës.
Selena, këngë për Justin Bieber
Duhen ende dy javë deri në daljen e albumit “Stars Dance” të Selena Gomez, por rrjedhja e njërës prej këngëve të regjistruara, pjesë e këtij albumi, po çmend fansat e këngëtares.
Bëhet fjalë për këngën me titull “Love will remember”, një baladë me tekst të vetë Selena Gomez, e cila e ka shkruar atë pas ndarjes me këngëtarin Justin Bieber.
Kënga nis me një mesazh zanor, që ngjason me zërin e Justin Bieber, “Hey babe it’s me”.