Naked City
Mel B: Seksi më mban të shëndetshme
Mel B thotë se seksi me burrin e saj Stephen Belafonte i ndihmon asaj ta ruajë formën e mirë fizike dhe shëndetin.
Vlerësuesja e spektaklit “America's Got Talent” është martuar me Belafonte që nga viti 2007 dhe falënderon atë për formën e saj të mirë fizike dhe të shëndetshme.
“Nëse jam e sinqertë, bëj shumë stërvitje, që kërkon shumë punë dhe është e mërzitshme, dhe pastaj janë ‘sekerzise’ (ushtrimet përmes seksit)”, tha ish-anëtarja e Spice Girls.
“Material Girl” Rita Ora
Pak kohë më parë Rita Ora njoftoi se do të ishte imazhi i ri i linjës “Material Girl”, në pronësi të Madonna-s, dhe sot të gjithë fansat e saj kanë mundësi të shohin punët e para.
Vanity Fair: Papa Francesku, “Njeriu i Vitit”!
Gratë e Messi-Fabregas në formë “Champions”-i
Për një herë të vetme, Lionel Messi dhe Cesc Fabregas nuk arritën të tërhiqnin vëmendjen mbi vete, siç janë mësuar se herë shfaqen së bashku në fushat e futbollit.
Dy yjet e Barcelonës, nga 26 vjeç, janë të pranishëm në ishullin spanjoll të Formenterës, ku po kalojnë pushime përkrah bashkëshorteve të tyre, shoqëruar me fëmijët.
Antonella Roccuzzo, “gjysma” e Messit u shfaq në dy role, në atë të një vajze tërheqëse me pantallonat e saj të shkurtra dhe në atë të një nëne të përkushtuar, ndërsa u fotografua gjithmonë në kontakt me të birin Thiago.
Rosie nuk ka nevojë të zhvishet
Rosie Huntington-Whiteley ka fituar pasarelat më të famshme të botës falë linjave dhe hireve të saj.
Megjithatë, 26-vjeçarja modele e veshjeve intime tregoi se ajo nuk ka nevojë të zhvishet për të fituar koopertinat e revistave.
Në një fushatë publicitare për llogari të një kompanie kozmatike, nga ishujt Hayman në Australi, Huntington postoi në llogarinë e saj në “Instagram” disa foto në të cilat shfaqej me të vërtetë e parezistueshme.
“Gravity”, imazhet e para të filmit më të ri të Sandra Bullock dhe George Clooney
Usa Today ka publikuar imazhin e parë të filmit të ri “Gravity”, të drejtuar nga Alfonso Cuaròn. Në foto shfaqet aktorja Sandra Bullock, e cila në film interpreton doktoreshë Ryan Stone, një mjeke brilante, në misionin e saj të parë në një anije kozmike.
Në film luan edhe George Clooney, i cili interpreton Matt Kovalsky, një astronaut ekspert, i cili udhëton për herë të fundit dhe ndodhet në prag pensioni.
Një tjetër ish për Clooney
Pas dy vitesh është shuar dashuria mes Stacy Keibler dhe Geroge Clooney. Aktori dhe mundësja amerikane nuk janë më bashkë.
Të paktën kështu shkruhet së fundmi në mediat gossip përtej Atlantikut. Shkas për këto shkrime është bërë festimi i 4 korrikut veç e veç i Keibler dhe Clooney. Ata nuk janë parë bashkë në ditën më të rëndësishme të Amerikës…dhe kjo nuk është pak.
Paris Hilton, në plazh me "mikun" e saj
Paris Hilton nuk mbetet asnjëherë vetëm, as atëherë kur i dashuri i saj nuk mund të jetë pranë.
32-vjeçarja u fotografua ditën e hënë në plazhin pjesë e shtëpisë së saj në Malibu, Kaliforni, duke shijuar rrezet e diellit së bashku me qenin, për të cilin prej kohësh shfaq një përkujdesje dhe dashuri të veçantë.
Fansat nuk lënë Rihanën të bëjë plazh
Rihanna u ankua duke thënë se u ndje si një “kafshë në kafaz” pasi fansat nuk e lejuan të marrë rreze dielli e qetë në një plazh të Polonisë.
Këngëtarja ishte në Poloni për një koncert dhe kur doli në plazh u detyrua që së bashku me shoqen e saj të ngrinte çadra të mëdha për t’i bllokuar pamjen kureshtarëve dhe postoi një video në Instagram duke u ankuar.
“Ja se si është një ditë plazhi në Poloni. Po marrim diell si kafshë në kafaz!” Disa orë më vonë postoi sërish në Instagram: “Doja të bëja pak plazh, por nuk ia arrita.
Sidnej, balena 15-metra e gjatë “argëtohet” mes pushuesve
Një sërfist australian, 38 vjeç, u shtrua me urgjencë në spital pasi u godit nga bishti i një balenë prej 15 metrash, e cila kishte filluar të “luante” me pushuesit në brigjet e një plazhi në Sidnej.
38-vjeçari, i cili kishte humbur vetëdijen, pasi u kurua në spitalin e Sidnejt, ka treguar historinë për rrjetin australian ABC.
“Balena dukej sikur po argëtohej me pushuesit.”- ka thënë ai. Ndërsa një tjetër dëshmitar tha se pa një njeri të fluturonte në ajër. Ishte e pabesueshme, theksoi ai.