Paris Hilton, në plazh me "mikun" e saj

Postuar në 09 Korrik, 2013 06:47

Paris Hilton nuk mbetet asnjëherë vetëm, as atëherë kur i dashuri i saj nuk mund të jetë pranë. 

32-vjeçarja u fotografua ditën e hënë në plazhin pjesë e shtëpisë së saj në Malibu, Kaliforni, duke shijuar rrezet e diellit së bashku me qenin, për të cilin prej kohësh shfaq një përkujdesje dhe dashuri të veçantë.

Megithatë, ndërsa sytë e Paris ishin të fiksuar gjatë të gjithë kohës tek "miku" i saj më i mirë, kjo nuk mund të thuhet për fansat e saj, që patën mundësi të admironin linjat e shkëlqyera të amerikanes, trashëgimtare e familjes që ka në pronësi rrjetin gjigant të hoteleve "Hilton".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.