Naked City

Catherine Zeta-Jones, thjesht e mrekullueshme

Postuar në 13 Korrik, 2013 15:08

Bukuria e Catherine Zeta-Jones tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në premierën e filmit “Red 2” në Los Angeles.

Aktorja 43-vjeçare pozoi për fotografët në tapetin e kuq duke treguar një formë fizike të admirueshme.Filmi “Red 2” është vazhdimi i komedisë aksion “Red”, ku aktorja nga Uellsi interpreton rolin e spiunes Miranda Wood, e dashura e personazhit Frank Moses që interpretohet nga Bruce Willis në film.

Në kastin e këtij filmi janë edhe aktorët Helen Mirren, Mary Louise Parker dhe John Malkovich.

Shtëpia e mbetur në vitin 1923

Postuar në 13 Korrik, 2013 08:58

Kur William Straw, pronari i një rrjeti ushqimoresh, ndërroi jetë në vitin 1932, e veja dhe fëmijët e tij vendosën që të mos ta ndryshonin kurrë shtëpinë, në mënyrë që gjatë të gjithë kohës të jetonin me kujtimin dhe imazhin e bashkëshortit e babait të tyre.

Kjo traditë familjare zgjati deri në vitin 1991, kur trashëgimtari i fundit i familjes Straw vendosi që t’i dhuronte pas vdekjes banesën një muzeu britanik.

Rihana del për “shopping” vetëm me rroba banjo!

Postuar në 13 Korrik, 2013 08:54

Ajo është një prej këngëtareve më të shitura dhe të dashura në të gjithë botën, dhe padyshim ka të gjithë botën në pëllëmbë të saj. Dhe sikur për të provuar se sa e famshme është, Rihana i dha të drejtën vetes së saj që të bënte Pazar në Monako vetëm me të brendshme. Siç duket edhe nga fotografitë, ajo nuk ka qenë fare e shqetësuar, nga sytë që e ndiqnin vazhdimisht.

“Miss Bota” në videoklipin e “Pit Bull”

Postuar në 13 Korrik, 2013 03:47

Dikur u kurorëzua “Miss Bota” nën vështrimin e miliona telespektatorëve dhe bukuroshja indiane, Priyanka Chopra rikthehet në vëmendjen e publikut në një mënyrë krejtësisht të papritur.

30-vjeçarja lejoi që linjat e saj joshëse të përdoren në videoklipin e këngëtarit “Pitbull”, për këngën e tij të re “Exotic”.

Në videoklip, Priyanka shfaq anën e saj më tërheqëse e veshur vetëm me rroba banjo, përpara se të shfaqej në disa kërcime “ekzotike”, së bashku me një grup kërcimtaresh profesoniste.

Kombinimi perfekt, Sharapova dhe Porsche

Postuar në 13 Korrik, 2013 03:38

E bekuar me sukses dhe një pamje që e bën të konsiderohet si një prej femrave më të tërheqëse të botës, Maria Sharapova është në gjendje që t’i realizojë vetes ëndrrat e saj të kushtueshme.

Tenistja ruse, e cila ka fituar 27 milionë dollarë vetëm nga tenisi dhe nga sponsorët e saj edhe disa herë më shumë se kaq, pozoi krenare me makinën e saj të re, një “Porsche 911 Carrera”.

Një kombinim perfekt, ai i një prej vajzave më të pashme në botë, me një prej makinave më luksoze, në një prej vendeve më tërheqëse të planetit, në plazhin e Manhatanit, SHBA.

Ja e vërteta e trupit misterioz të gjetur në Afrikë!

Postuar në 13 Korrik, 2013 03:28

Kur një 17-vjeçar zbuloi një trup misterioz me krahë të hollë, një kokë të tharë dhe dhëmbë gjigandë, ai mendoi se kishte gjetur trupin e një jashtëtokësori. Zbulimi i tij, ndezi një valë spekulimesh online dhe në qytetin e tij, Plettenberg Bay, në Afrikën e Jugut, ku fshatarët e konsideruan atë si një provë të ekzistencës së jashtëtokësorëve. Të tjerë thanë se ishte diçka mes një foke dhe një majmuni. Sido që të jetë, ata e dinin se qyteti i tyre do të bëhej i pasur dhe i famshëm, derisa një veteriner lokal, u preu ëndrrën në mes.

Vrapimi i demave, 4 të plagosur në ditën e pestë të spektaklit!

Postuar në 12 Korrik, 2013 14:25

Në ditën e pestë të Festivalit të famshëm të San Ferminit në Pamplona, katër njerëz mbetën të plagosur gjatë vrapimit të demave, nëpër rrugët e ngushta të qytetit Navarra.

Miss USA 2012 kërkon dashurinë në internet!

Postuar në 12 Korrik, 2013 14:16

Nana Meriwether është kaq e bukur dhe e famshme se askush nuk e beson se ajo po kërkon vërtetë partnerin e jetës nëpërmjet internetit.
Ajo ka qenë më e bukura e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për bukurinë e saj të trashëguar, trupin perfekt dhe buzëqeshjen. Nana Meriwether eshtë ish MISS USA, 28 vjeç, e lindur në Afrikën e Jugut.

Rihanna revolton fansat

Postuar në 12 Korrik, 2013 08:50

Rihanna nuk vë mend. Këngëtarja nga Barbadosi shpërfilli edhe njëherë tjetër fansat e saj duke u paraqitur me plot 3 orë vonesë gjatë një koncerti në Monte Karlo.

25-vjeçarja u shfaq vetëm në 23:30 në një koncert që duhet të fillonte në 20:30. E si të mos mjaftonte kjo pjesëmarrësve që kishin paguar minimumi 520 euro biletë, nuk iu dha asnjë shpjegim për vonesën.
Megjithë këtë “incident të vogël”, këngëtarja shkëlqeu edhe njëherë tjetër në skenë dhe pritja ndoshta ia vlente.

Lady Gaga “harron” të vishet

Postuar në 12 Korrik, 2013 08:35

Lady Gaga tregoi se di si të jetë në qendër të vëmendjes, teksa në rrugët e Nju Jorkut kishte zgjedhur një veshje ekstravagante.

Këngëtarja amerikane kishte “veshur” një fund të zi, një palë çizme të zeza, ndërsa në pjesën e sipërme kishte zgjedhur të dilte me të brendshme, po të zeza.
Lady Gaga duket në formë të mirë dhe gati për t’u rikthyer në koncerte që në shtator në festivalin e iTones Festival në Londër.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City