Naked City

Rrëzohet Christina Aguilera, takat nuk janë për të!

Postuar në 19 Korrik, 2013 15:17

Këngëtarja, Christina Aguilera duket se nuk ka marrëdhënie të mira me takat e larta. Këtë të enjte ajo desh u përplas për tokë, si pasojë e takave të larta që kishte veshur. Incidenti ndodhi në momentin që Aguilera, po linte një klub në Hollywood, ku kishte kaluar orët e mbrëmjes.

George Clooney pëlqen Eva Longorian

Postuar në 19 Korrik, 2013 09:53

Pas ndarjes nga Stacey Keibler,George Clooney i ka vënë syrin aktores Eva Longoria.

 Edhe pse një nga protagonistet e serialit ‘Shtëpiake të Dëshpëruara” është e lidhur me Ernesto Arguello, ka pasur disa takime sekrete me aktorin e famshëm hollivudian.

Longoria dhe Clooney kanë punuar së bashku në fushatën e presidentit Barack Obama dhe sipas miqve të tyre, shkojnë shumë si çift.

Miranda Kerr shkëlqen në Japoni

Postuar në 19 Korrik, 2013 09:50

Modelja Miranda Kerr gjatë vizitës së saj të fundit në Japoni ka patur vëmëndje maksimale të medias.

Supermodelja australiane siç mund ta shikoni në këto fotografi është pa reçipeta ndërsa mban të veshur fustan ngjyrë portokalli ndërsa në dorë ka një çantë që plotëson aksesorët e zgjedhur prej saj.

Kontrasti i fortë në veshje ka bërë që të jetë automatikisht në syrin e fotografëve.

Blue Ivy, serioze njësoj si babai i saj Jay-Z

Postuar në 19 Korrik, 2013 03:33

Vajza e Jay-Z dhe Beyoncé, Blue Ivy, ditë pas dite duket se ngjan gjithnjë e më shumë me babanë e saj.

Vogëlushja 1-vjeçare dukej sozia e babait të saj të famshëm kur u fotografua së bashku me Jay-Z dhe nënën e saj Beyonce teksa dilnin nga një lokal.Blue Ivy dukej madje po aq serioze sa Jay-Z në momentin që fotografët shpejtonin të kapnin familjen e famshme.

Ndërkohë, krejt ndryshe nga të dashurit e saj, Beyonce rrezaton e gjitha nga buzëqeshja.

Picasso, Matisse e Monet përfundojnë në zjarr

Postuar në 19 Korrik, 2013 03:31

7 kryevepra të piktorëve të mëdhenj të vjedhura vitin e shkuar, janë shkatërruar nga grabitësit

“Thinjet” Rihanna

Postuar në 18 Korrik, 2013 15:16

E kemi parë brune, bjonde, me flokë të kuqe, e madje edhe me fije, por asnjëherë të thinjur…të paktën deri më tani. 

Rihanna publikoi në profilin e saj një Instagram një foto me flokë “të thinjura”. Por qetësohuni, bëhet fjalë për “të thinjura” artificiale. Në serinë e fotove të publikuara prej saj, kërkohet mendimi i fansave mbi ngjyrën e saj të re të flokëve. 

Mes tyre kishte të pakënaqur, të tjerë mbështesnin idhullin e tyre në zgjedhjen e bërë, ndërsa 25-vjeçarja nga Barbadosi pagëzoi miksimin e ri në kokën e saj thjesht “brr”. 

Hudgens mahnit në premierë

Postuar në 18 Korrik, 2013 15:14

Vanessa Hudgens u shfaq e mahnitëshme në premierën e filmit të saj të fundit, “Frozen Ground” në Londër. 

Aktorja 24-vjeçare kishte zgjedhur një fustan transparent për të veshur në këtë premierë dhe gjatë kalimit në tapetin e kuq, eklipsoi pjesëmarrësit e tjerë në mbrëmjen gala. 

Krupa, muaj mjalti në turneun e pokerit

Postuar në 18 Korrik, 2013 07:46

Një prej modeleve më të famshme amerikane, Joanna Krupa, zgjodhi një destinacion të çuditshëm për të kaluar muajin e saj të mjaltit. 

E lidhur në martesë në një ceremoni që kushtoi 1 milionë dollarë më parë gjatë verës, Krupa u regjistrua së bashku me bashkëshortin e saj në një turne pokeri.

34-vjeçarja kishte fituar një vëmendje mediatike përpara martesës për duke i kërkuar partnerit të saj, Romain Zago, që të përfshinte në parakontratën martesore kushtin e kryerjes së minimumit tre herë në javë marrëdhënie seksuale.

Provokuesja Selena Gomez

Postuar në 18 Korrik, 2013 07:45

Selena Gomez është duke i kushtuar një vëmendje të shtuar pamjes së saj të jashtme kohët e fundit. 

E fshaqur rishtazi gjithmonë e veshur me kujdes me marka të shtrenjta dhe përkujdesje të dukshme për trupin e saj, 20-vjeçarja ia arriti edhe një herë më shumë që të befasonte.

Me rastin e ceremonisë së ndarjes së çmimeve “ESPY”, Gomez mahniti fotografët dhe fansat e saj duke përzgjedhur një fustan të kuq tepër provokues.

Katherine Webb, shkëlqimi i një missi

Postuar në 18 Korrik, 2013 04:36

Në muajt e fundit, Katherine Webb është vendosur në qendër të vëmendjes mediatike për aftësitë e saj si hedhëse nga trampolina apo për karrierën e nisur si modele. 

24-vjeçarja, e cila së fundmi pozoi në një seri fotosh “pikante” për llogari të “Sports Illustrated”, ka tërhequr vëmendjen gjithashtu për dietën jashtëzakonisht strikte që ndjek për të ruajtur linjat e saj.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City