Krupa, muaj mjalti në turneun e pokerit

Postuar në 18 Korrik, 2013 07:46

Një prej modeleve më të famshme amerikane, Joanna Krupa, zgjodhi një destinacion të çuditshëm për të kaluar muajin e saj të mjaltit. 

E lidhur në martesë në një ceremoni që kushtoi 1 milionë dollarë më parë gjatë verës, Krupa u regjistrua së bashku me bashkëshortin e saj në një turne pokeri.

34-vjeçarja kishte fituar një vëmendje mediatike përpara martesës për duke i kërkuar partnerit të saj, Romain Zago, që të përfshinte në parakontratën martesore kushtin e kryerjes së minimumit tre herë në javë marrëdhënie seksuale.

Nëse kushti nuk do të zbatohet, atehërë Krupa do të ketë mundësi që të zgjidhë martesën e saj me “provë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.