Sneijder i futet volejbollit

Postuar në 01 Korrik, 2013 16:07

Tre vjet më parë, Wesley Sneijder dhe Yolanthe Cabau u lidhën në martesë, gjatë një ceremonie romantike në Siena, Itali. 

Që prej atëherë, në jetën e futbollistit kanë ndodhur zhvillime, por dashuria e tij për modelen dhe aktoren 28-vjeçare mbetet e pandryshuar.

Futbollisti i kombëtares holandeze dhe bashkëshortja e tij e hijshme ndodhen aktualisht me pushime në Ibiza, ku të shfaqën një përkushtim të lavdërueshëm ndaj njëri-tjetrit, duke u fotografuar gjatë të gjithë kohës së bashku.

Megjithatë, këtë herë, sporti i preferuar për kampionin e Europës me Interin nuk ishte ai që e ka bërë milioner, por volejbolli, të cilin e praktikon me Yolanthe dhe disa miq në rërën e kristaltë të plazheve spanjolle të Mesdheut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.