Bie nga 50 metra, vdes akrobatja e “Cirkut të Diellit”
Një akrobate me përvojë, nënë e dy fëmijëve, gjeti vdekjen, pasi ra nga 50 metra gjatë shfaqjes së grupit të famshëm “Cirku i Diellit” në Las Vegas.
Sarah Guyard-Guillot, 31vjeç, përformuese nga Franca, ra në një gropë të hapur poshtë pistës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Guyard-Guillot po realizonte skenën e saj të fundit gjatë shfaqjes. Audienca fillimisht mendoi se gjithçka ishte pjesë e shfaqjes, derisa u dëgjuan britma me zë të lartë.
Add new comment