Lewis Hamilton ndahet nga Nicole Scherzinger: tepër larg dhe “e pjekur”
Ai është gjithmonë duke udhëtuar duke nëpër botë për shkak të Formula 1, e duket se nuk ka shumë kohë të lirë për të fejuarën e tij, Nicole Scherzinger, e cila tashmë është impenjuar me jurinë e X Factor Usa.
Kampioni anglez i Formula 1, Lewis Hamilton dhe ish-liderja e grupit Pussycat Dolls, janë fejuar që prej vitit 2008, por kohët e fundit duket se lidhja e tyre është vënë në krizë.
Nicole, 35-vjeçare është 7 vjet më e madhe se Lewis dhe dikur shfaqej në box-et e McLaren dhe Mercedes, për të bërë tifo për të dashurin e saj. Ajo njihej si një nga të fejuarat më seksi dhe të bukura të pilotëve të Formula 1.
Por tashmë duket se kriza mes tyre është e pakthyeshme dhe çifti ka vendosur të ndahet përfundimisht. Prej ditësh Hamilton ka vendosur në profilin e tij në Twitter foton e qenit të tij bulldog, ndërsa ajo ka vendosur sandalet e saj.
Add new comment