Rrihet brutalisht, i mungon gjysma e trurit!

Postuar në 02 Korrik, 2013 16:33

Një piktor dhe dekorues në të njëjtën kohë,  i cili pësoi dëmtime të tmerrshme të trurit, është dëmshpërblyer me 38 milion sterlina nga një gjykatë, pasi ra pre e një sulmi brutal.

Antonio Lopez Chaj, 43 vjeç, është sulmuar aq keq, saqë gati një e treta e kafkës së tij, duhej të hiqej. Ai ishte i shoqëruar nga familjarët, kur gjykata dha vendimin kundër një kompanie sigurimesh në “Torrance Superior Court”

43-vjeçari është ndër njerëzit që ka marrë dëmshpërblimin më të madh ndonjëherë në Kaliforni. Sipas avokatit të tij, Chaj është goditur nga një bodiguard i palicencuar dhe i pastërvitur me një shkop bejsbolli. Ai është goditur 8 herë në kokë, pasi kishte rënë në trotuar.  43-vjeçari është sulmuar në një bar në Wilshire, Los Angelos, në përpjekje për të ndaluar një rrahje mes stafit të barit dhe dy të afërmve të tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.