Cooper “harron” të dashurën gjatë ndeshjes

Postuar në 07 Korrik, 2013 04:47

donëse një prej aktorëve më të famshëm të Hollivudit, Bradley Cooper shfaqi vetitë karakteristike të një mashkulli tipik, ndërsa shpërfilli të dashurën Suki Waterhouse teksa ndiqte gjysmëfinalet e Uimbëlldonit në stadium. 

38-vjeçari dhe modelja 21-vjeçare, që prej muajit shkurt mbajnë një lidhje në distancë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që në atë pak kohë të përbashkët që kanë, të sakrifikohet sporti.

Cooper u fotografua të premten duke ndjekur me shumë vëmendje dhe dëshirë ndeshjen midis Murray dhe Janowicz, teksa e dashura Waterhouse përpiqej t’i shkëpuste sadopak vëmendjen me ledhatime dhe puthje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.