Beyonce e inatosur me Rihanna: Është jashtë kontrollit

Postuar në 07 Korrik, 2013 14:56

Beyonce ka qenë e ashpër në komente për Rihanna, e cila kohët e fundit e ka ekzagjeruar me ekstravagancën dhe trajtimin e publikut. Sipas një burimi të cituar nga revista amerikane “National Enquirer”, Beyonce ka thënë se:“Rihanna ka qenë gjithmonë e paduruar, por tani është krejtësisht jashtë kontrollit.

Beyonce e ka konsideruar veten gjithmonë si një nga  “kujdestarët“ e Rihanna që kur bashkëshorti i saj Jay-Z mbështeti Rihanna në vitin 2004.

“Rihanna gjithmonë i është referuar Beyonce si një moter të madhe. Por Beyonce ka punuar shumë që të forcojë rolin e femrave me muzikën e saj dhe tani i duket se Rihanna po dëmton punën e saj. Ka ardhur një pikë që ajo mendon se Rihanna është bërë agresive në skenë dhe kjo e bën të ndihet keq”.

Thuhet se Beyonce e ka këshilluar Ririn  të ndryshojë sjellje, sepse po krijon një imazh jo të këndshëm tek publiku.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.