Ndërron jetë aktori Cory Monteith

Postuar në 15 Korrik, 2013 02:55

Këngëtari dhe aktori Cory Monteith ndërroi jetë në moshën 31-vjeçare, këtë të dielë në Kanada. 

Burime policore bënë me dije se i riu, i njohur kryesisht për rolin e tij të Finn Hudson në serialin e suksesshëm “Glee”, u gjet i pajetë në dhomën e hotelit “Pacific Rim”, në Vankuver.

Aktualisht, jane ende të paqarta arsyet rreth vdekjes së aktorit me një karrierë premtuese, por është përjashtuar pista e vrasjes.

Monteith, për të cilin përflitej një lidhje me bashkëprotagonisten e serialit “Glee”, Lea Michelle, kishte kaluar mbrëmjen me miqtë e tij dhe ishte rikthyer në dhomën e hotelit i vetëm.

Dyshohet se abuzimi me ndonjë substancë narkotike apo me alkoolin të kenë luajtur rol në vdekjen e tij të parakohshme, ndërsa 31-vjeçari nuk njihet për probleme të mundshme me depresionin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.