Ja si Bieber ofendon fansat e tij

Postuar në 28 Korrik, 2013 15:11

Justin Bieber e ka të vështirë të qendrojë larg vëmendjes së mediave gossip me incidentet dhe sjelljet e tij të pahijshme.

Këtë radhë, këngëtari kanadez është kryqëzuar nga mediat për shkak të sjelljes së tij të fundit kundrejt fansave.

Bieber u fotografua duke pështyrë nga ballkoni i hotelit të tij në drejtim të turmës së fansave që ishin mbledhur poshtë për ta parë nga afër atë. Si të mos mjaftonte kjo, Bieber pas gjestit argëtohet me miqtë e tij, madje nxjerr edhe telefonin për ta dokumentur këtë “moment argëtues për të dhe miqtë e tij”. Kjo nuk është hera e parë e të tilla sjelljeve të pahijshme të Bieber. Akuza të tilla ndaj tij janë ngritur më herët nga një DJ në Teksas dhe nga një fqinj i tij që ishte ankuar se Bieber i jepte shumë shpejt makinës së tij Ferrari.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.