Zyrih, Oprah Winfrey viktimë e racizmit
“Zonjë, kjo çantë është shumë e shtrenjtë për ju, nuk ua mban xhepi”. Kështu i është drejtuar Oprah Winfrey një shitëse e Bahnhofstrasse, (dyqan luksi në qendër të Zyrihut).
Winfrey ndodhej në Zvicër për të marrë pjesë në ceremoninë martesore të mikeshës së saj Tina Turner dhe duke përfituar nga rasti ka vendosur të bëjë pak pazar. Duke mos e njohur, shitësja e dyqanit “e ka ftuar” drejtuesen e famshme televizive, të largohej pa blerë meqë çmimi i aksesorit ishte rreth 28 mijë euro. Një shifër e lartë, por sigurisht jo për Oprah, e cila sipas Forbes ka një pasuri rreth 2,8 miliardë dollarë.
Episodi është treguar nga vetë Winfrey gjatë një interviste me Larry King në kanalin Cbs. Pas publikimit të atij që u konsiderua si racizëm, pronarja e dyqanit ka kërkuar ndjesë nëpërmjet së përditshmes Blick. Edhe enti i turizmit lokal është shprehur “i hidhëruar” për keqkuptimin duke shkruar në Twitter se “shitësja është treguar e pasjellshme”.
Add new comment