Tragjedia në Spanjë, piloti i trenit mburrej me shpejtësinë në Facebook!
Shpejtësia tej normave të lejuara, duket se është shkaku kryesor që shkaktoi tragjedinë hekurudhore në Spanjë një natë më parë.
Përgjigjegjësia mbi drejtuesin e trenit, Francisco José Garzón Amo duket se vjen e shtohet, pasi gazeta spanjolle ABC zbuloi se piloti mburrej për shpejtësinë e madhe me te cilen ecte në Facebook, duke publikuar në kohë reale fotografi të kilometrazhit.
Një foto e tillë u zbulua në faqen e tij personale, e cila vetëm pak orë më vonë u mbyll, por që gazeta kishte mundur ti ruante materialet. Piloti kishte postuar një fotografi ku kilometrazhi tregonte 200 kmh, edhe pse nuk ka specifikuar nëse ai ndodhej në të njëjtën hekurudhë. Fotografia është publikuar në vitin 2012.
Ndërkaq, Francisco José Garzon Amo ka pranuar vetë se pak para aksidentit ka qenë duke ecur me një shpejtësi, 190 km për orë, në vend që të respektonte atë të lejueshmen, vetëm 80 km në orë.
Add new comment