Vanity Fair: Kate Middleton është veshur më mirë për 2013!
“Vanity Fair International” ka publikuar listën e njerëzve të veshur më mirë për vitin 2013, të cilën e kryeson Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton.
Princesha të tjera të përfshira në këtë listë janë edhe Princesha Letizia e Spanjës, dhe Princesha Madeleine e Suedisë.
Princ Harry, i cili në vitin 2012 kishte fituar një vend, këtë vit e ka humbur atë. Në listën e “Vanity Fair” janë përfshirë edhe disa figura me profil të lartë në fushën e modës si modelet, Gisele Bundchen, Carmen Dell’Orefice, Dree Hemingëay dhe Stella Tennant, apo dizenjueset Tory Burch, Victoria Beckham dhe Alice Temperley.
Add new comment