Eva Longoria dhe Ernesto Arguelio drejt martesës
Aktorja e ” Shtëpiake të dëshpëruara”, Eva Longoria, duket se po e shijon në maksimum lidhjen me Ernesto Arguelio.
Çifti i cili e nisi romancën e tyre në fillimin e këtij muaji, shprehen se janë shumë të dashuruar, dhe çdo ditë kalojnë shumë orë nën shoqërinë e njëri – tjetrit,thekson “OraNews”.
Së fundmi ata janë fotografuar në aeroport , nga ku u nisën për të kaluar disa ditë në Spanjë dhe duket se po ja kalojnë për mrekulli.
Këtë e ka faktuar një status i aktores në rrjetin social “Twitter” në të cilin shprehej se po shijonte detin dhe rrezet e diellit gjatë një dite të nxehtë.
Sipas konfirmimeve të miqve të tyre, ata sigurojne se pas një viti Ernesto dhe Eva do të kenë lidhur jetët me martesë. Dhe kjo për arsye se Eva është një femër e cila beson tek martesa, ndërsa Ernesto pavarësisht tipit të tij, femrën të cilën e ka në krahë nuk e tradhëton kurrë.
Edhe pse çifti është ende në hapat e para, na kanë lënë të kuptojmë që fundi i kësaj lidhjeje është premtues.
Add new comment