Alba: Nuk kam më bukurinë e dikurshme

Postuar në 02 Gusht, 2013 15:47

E vlerësuar unanimisht si një prej aktoreve më të pashme dhe tërheqëse të Hollivudit, Jessica Alba nuk ndan të njëjtin vlerësim mbi fizikun e saj.

32-vjeçarja, në një intervistë për revistën “Women’s Health”, pranoi: “Kam probleme me celulitin, me ruajtjen e linjave apo me dhjamin e barkut. Më duhet ta pranoj, nuk kam më trupin e një 14-vjeçareje”.

Sipas Jessicas, e cila pavarësisht kritikave për veten u duk tepër tërheqëse në pushimet e saj të fundit me bashkëshortin Cash Warren në Karaibe, “është e rëndësishme që çdokush të ketë një vizion të përshtatshëm për veten sepse sa më joreal të jetë objektivi, aq më e vështirë është të jesh i lumtur”.

Megjithatë, pavarësisht modestisë të theksuar të aktores, mbetet fakt se trupi i saj mbetet i shkëlqyer, duke pasur parasysh që është nënë e dy fëmijëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.