Lohan s’vë mend, sërish alkool

Postuar në 11 Gusht, 2013 09:41

Lindsay Lohan e ka të vështirë t’u qëndrojë larg telasheve. Gazeta “New York Post” shkruan se vetëm pak ditë pasi përfundoi rehabilitimi 90-ditor të rdhëruar nga gjykata,aktorja problematike ka festuar deri në orët e para të mëngjesit me këngëtarët e grupit “The Wanted”.

New York Post shkruan se gjatë festimeve në dhomën e një hoteli në Los Anxheles ka patur alkool shoqëruar me muzikë të lartë.

“Lindsay ishte aty me një anëtar të bandës. Ata ndodhen në një hotel të Los Anxheles prej ditësh. Pati aq shumë ankesa nga klientët për zhurmën e shkaktuar nga dhoma e tyre sa që stafi i sigurisë ndërhyri disa herë derisa në fund e shoqëroi atë jashtë në orën 7 të mëngjesit. Ajo ishte me motrën e saj”, citon një burim gazeta njujorkeze.

Vetë aktorja mohoi të tilla pretendime. Një zëdhënës i saj pranoi se ajo ishte takuar me djemtë e “The Wanted”, por tha se ajo kishte qendruar për pak kohë, deri rreth mesnatës dhe se nuk kishte konsumuar alkool.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.