Naked City
Rita shkëlqen në “GQ Awards”
Mbrëmjen e së martës, Rita Ora kaloi në tapetin e kuq për të marrë pjesë në dhënien e çmimit “Mashkulli i Vitit” nga ana e revistës “GQ”.
Këngëtarja 22-vjeçare për t’u vendosur në qendër të vëmendjes kishte zgjedhur një fustan stil “zebra” me vija të verdha e të zeza, me shpinë të zbuluar, ndërsa grimi ishte menduar disi më i vecantë.
Berluskoni me të dashurën dhe qenin Dudu!
Sivle Berluskoni me të dashurën e tij, Francesca Pascale dhe qenin e tyre Dudu. Një foto familjare, e cila bashkë me të tjera do të publikohet në të përjavshmen, “Oggi” në numrin e saj të ri më 4 shtator.
Ekranizohet "50 Shades of Grey"
Novela erotike “50 Shades of Grey’ do te ekranizohet. Lajmin e ben te ditur BBC, e cila njofton se ka nisur puna per perzgjedhjen e aktoreve protagoniste.
Autorja e librit bestseller Erica Leonard James, ka shkruar ne profiling e saj ne Twitter se tashme eshte momenti qe dy personazhet e librit te saj Christian Grey dhe Ananstasia Steel te vijne ne ekran permes nje filmi.
Epoka e artë e Hollivudit, fotot në plazh
Te famshmit e Hollivudit, ata te epokes se arte nuk i kane shpetuar deshires per te pozuar me rroba banje ne plazh. Shihni me poshte nje galeri fotosh te emrave qe bene histori, qe nga Marilyn Monroe, Ava Gardner, Estelle Taylor, Pola Negri etj..
Ambrosio, një nënë në plazh
Si një prej modeleve më të njohura të “Victoria’s Secret”, Alessandra Ambrosio njihet prej kohësh për trupin e saj të mrekullueshëm.
Braziliania, e cila është mësuar që të udhëtojë në plazhet më të bukura të botës për arsye profesionale, këtë herë “zbarkoi” në Santa Monica, në Los Anxhelos, për të shijuar rrezet e diellit së bashku me familjen e saj.
Ndonëse 32-vjeçare, Ambrosio dëshmoi për linja të shkëlqyera, sidomos duke marrë në konsideratë faktin që ajo është nënë e dy fëmijëve, me vajzën Anja të shfaqur në foto.
Kanye West këndon për presidentin kazak
Reperit Kanye West nuk i mungojnë paratë, por disa miliona dollarë më shumë kurrë nuk bëjnë dëm.
Sipas ‘TMZ’, këngëtari amerikan pranoi që të këndonte të shtunën në dasmën e nipit të presidentit të Kazakistanit në këmbim të 3 milionë dollarëve.
Dasma u organizua në një hotel luksoz të Almatit, kryeqytetit të Kazakistanit.
Presidenti Nursultan Nazarbayev ka “prenotuar” më parë edhe këngëtarin Sting për një koncert ekskluziv në vitin 2011.
Justin Bieber sulmohet në një club në Toronto
Justin Bieber është sulmuar në një club në Toronto të Kanadasë, që është edhe vendlindja e tij. 19 vjeçari ishte duke kaluar natën me disa miq të tij në një lokal, kur është sulmuar nga një burrë emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur nga autoritetet.
Koha nuk kalon për Cher
Është 67 vjeç dhe ka një karrierë të gjatë 4 dekada, por duket sikur koha nuk ecën për këngëtaren Cher, e cila duket e mahnitshme në foton për kopertinën e albumit të saj të ri me titull ‘Closer To The Truth’.
Cher e ka publikuar foton në profilin e saj në Twitter.Ky është albumi i 26 në karrierë për 67-vjeçaren. Cher kishte rreth 12 vite e shkëputur nga industria muzikore.
Albumi ‘Closer To The Truth’ përmban 11 këngë në versionin standard dhe 17 në versionin deluxe, ku përfshihen bashkëpunime me Timbaland dhe Pink.
Lady Gaga, nga mbulesa tek rrobat e banjës
Me veshjen dhe shfaqjen ne publik ajo vihet gjithnje ne qender te paparaceve dhe medias, edhe pse ne shumicen e hereve e kritikuar. Shfaqja e saj e fundit ka bere te njejtin efekt.
Miranda Kerr si Ciçiolina për V Magazine
Miranda Kerr ka hyrë në rolin e Ciçiolina, divës së filmave porno, në një shërbim fotografik për edicionin e shtatorit të “V Magazine”.
E mësuar tashmë të shfaqet shpesh nudo, ish-modelja e Victoria’s Secret, ka hyrë shumë mirë në rolin e Ilona Staller, e cila sot është 61 vjeç. Fotot janë bërë në një mjedis të viteve ’70 dhe Kerr shfaqet e veshur me kurora me margarita, veshje të brendshme seksi dhe paruke bionde platin.