Justin Bieber sulmohet në një club në Toronto
Justin Bieber është sulmuar në një club në Toronto të Kanadasë, që është edhe vendlindja e tij. 19 vjeçari ishte duke kaluar natën me disa miq të tij në një lokal, kur është sulmuar nga një burrë emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur nga autoritetet.
Personi i panjohur ka përfituar nga momenti kur truproja e këngëtarit nuk ishte i vëmendshëm për ta sulmuar, e më pas për ta hedhur në tokë. Megjithatë, duke se Bieber, ndryshe nga sa pritej, nuk ka ndër mend ta padisë personi që e sulmoi. Gjatë momentit të rrëmujës së krijuar në lokal 19-vjeçari ka humbur edhe varësen e tij të artë që kushton 40 mijë dollarë.Kjo nuk është hera e parë që Bieber përfshihet në situata të tilla, por këtë herë duket se nuk ka qenë ai që e ka nisur konfliktin.
Add new comment