Naked City
Në foto si në fëmijëri, moda e re në Facebook! (foto)
Dje dhe sot është moda më e re në Facebook. Të rinjtë, pozojnë në të njëjtën mënyrë pas shumë viteve.
Julianne Moore dhe vajza e saj “binjake”
Aktorja 52-vjeçare shoqërohej nga e bija në shfaqjen Reed Karkoff që u mbajt të mërkurën në kuadër të New York Fashion Week.
Dyshja ishte ulur në vijën e parë të sediljeve dhe Liv dukej e emocionuar teksa shihte modelet të parakalonin me veshtjet e fundit.
11-vjeçarja, që ka të njëjtën ngjyrë flokësh si e ëma, ka treguar se ka një interes të jashtëzakonshëm për botën e modës.
Kjo dukej qartë edhe nga veshja e saj, një fustan i zi me njolla të bardha dhe këpucë të zeza, të ngjashme me ato të motoçiklistëve.
“Dua më të mirën për fëmijën tim”
Ajo i mban pelenat e fëmijës së saj në një çantë të markës “Hermes Birkin”, që kushton 10 mijë stërlina. Dhe duket se për Petra Ecclestone dhe vajzën e saj Lavinia gjërat do të ecin mbarë.
Trashëgimtarja e Formula 1 është fotografuar duke bërë pazar me vajzën e saj 7-muajshe në krahë, në dyqanet e shtrenjta të Beverly Hills.
Është e vështirë të mendohet që në moshën 24-vjeçare ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin James Stunt. Petra dukej e mrekullueshme me një palë pantallona të shkurtra që tregonin këmbët e saj elegante.
Zinxhir njerëzor 400 km për pavarësinë e Katalunjës!
Qindra mijëra vetë janë duke marrë pjesë në zinxhirin njerëzor “Rruga Katalunja” prej rreth 400 km me rastin e Diadës, Festës Kombëtare të Katalunjës, duke kërkuar një referendum për pavarësi nga Spanja.
Beyonce, bukuri natyrale!
E bukur edhe pa make up. Keshtu shfaqet kengetarja Beyonce, ne fotot e fundit, shkrepur gjate aventures se pushimeve ne Mesdhe, me bashkeshortin e saj dhe vajzen 20 muajshe.
I dashuri i ri i Tylor Swift
Tylor Swift është vendosur shpesh herë në qendër të vëmendjes për historitë e saj aspak të qëndrueshme të dashurisë.
Megjithatë, së fundmi, mbi këngëtaren është përfolur gjithmonë e më shumë nisja e një lidhje me aktorin australian Brenton Thwaites, me të cilin ajo është vëzhguar disa herë në publik.
Ndonëse lajmi nuk është konfirmuar prej 23-vjeçares, kjo nuk do të ishte hera e parë që Swift tërhiqet nga aktorët, midis të cilëve edhe nga protagonisti i “Twilight”, Tylor Lautner apo protagonistin e serialit "Glee", te ndjerin Cory Monteith.
Scarlett Johansson në TFF
Scarlett Johansson ishte e pranishme të martën në Festivalin e Filmit të Torontos, në premierën e filmit ‘Don Jon’.
Në këtë komedi aktorja e famshme interpreton së bashku me Joseph Gordon Levitt, i cili është njëkohësisht skenaristi dhe regjisori i filmit.
Kohët e fundit Scarlett Johansson ka qenë e zënë edhe me promovimin e filmit ‘Under The Skin’, që nuk është pritur aspak mirë nga kritika.
Ndërsa vitin e ardhshëm, Johansson ka thënë për revistën ‘Marie Claire’ se do të debutojë si regjisore.
Karuseli më i lartë në botë në Las Vegas!
A do të guxonit? “High Roller Observation Wheel” në Las Vegas është gati për inaugurimin. Është 167 metra, duke u bërë kështu edhe Karuseli më i lartë në botë.
20-vjeçarja Miley Cyrus krejtësisht e zhveshur! (foto)
Ende pa u shuar polemikat që nxiti performanca e saj në MTV VMA 2013, këngëtarja e re, Miley Cyrus ka shkuar edhe më tutje me videon e saj të publikuar orët e fundit. Ajo paraqitet totalisht e zhveshur.
Këngëtarja 20-vjeçare shfaqet totalisht e zhveshur mbi një sferë shkatërruese, në videon e saj më të njetin titull “Wrecking Ball”
Megjithatë kjo nuk është cilësuar edhe shumë suprizuese, pasi video është drejtuar nga fotografi kontraversal, Terry Richardson, njeriu i njohur për fotografimin e linjave të Kate Upton apo Lindsay Lohan.
Adelina Ismajli: Po planifikoj të behem nënë
Edhe pse jo me një axhendë të ngjeshur, me dëshirën e saj, Adelina Ismajli gjithsesi nuk i ka munguar publikut gjatë sezonit veror.
Kryesisht ajo ka kënduar për fansat e saj nga Kosova. Gjatë një interviste për emisionin “Prive” në Klan Kosova, ajo që shpesh cilësohet si Diva, dhe që ka dominuar skenën muzikore shqiptare për vitet të tëra është shprehur se po planifikon të behet nënë.
“Po planifikoj me u ba mami. Ende nuk ka asgjë konkrete, por po punoj intensivisht në atë aspekt.”- është shprehur Adelina.