Adelina Ismajli: Po planifikoj të behem nënë
Edhe pse jo me një axhendë të ngjeshur, me dëshirën e saj, Adelina Ismajli gjithsesi nuk i ka munguar publikut gjatë sezonit veror.
Kryesisht ajo ka kënduar për fansat e saj nga Kosova. Gjatë një interviste për emisionin “Prive” në Klan Kosova, ajo që shpesh cilësohet si Diva, dhe që ka dominuar skenën muzikore shqiptare për vitet të tëra është shprehur se po planifikon të behet nënë.
“Po planifikoj me u ba mami. Ende nuk ka asgjë konkrete, por po punoj intensivisht në atë aspekt.”- është shprehur Adelina.
Add new comment