Naked City
Miss Amerika fitohet nga një indiane
Nina Davulury është shpallur Miss Amerika në konkursin e bukurisë që u zhvillua në Atlantic City, pas 6 vitesh ku zhvillohej në Las Vegas.
Nina është vajza e parë me origjinë nga indianët e Amerikës Veriore që fiton këtë konkurs bukurie.Fituesja e edicionit të kaluar të Miss Amerikës ishte Mallory Hagan, konkurrentja e Nju Jorkut.
Spears, 15 milionë $ në vit për 48 shfaqje
Po bëhet gati për një rikthim të bujshëm me albumin e saj të tetë në renditjet muzikore, por duket se Britney Spears po bëhet gati edhe për tu ringjitur në skenë pasi ‘TMZ’ ka publikuar se këngëtarja e famshme ka nënshkruar një kontratë prej 15 milionë dollarësh në vit për të dhënë 48 shfaqje në Planet Hollywood të Las Vegasit.
Kontrata e 31-vjeçares do të zgjasë dy vite dhe Spears do të fitojë 310 mijë dollarë për shfaqje.
Jennifer Aniston promovon filmin e ri
Aktorja Jennifer Aniston mbërriti të shtunën në Toronto Film Festival për të promovuar filmin e saj më të ri “Life of Crime”.
Aktorja 44-vjeçare interpreton në këtë film një grua që rrëmbehet nga një bandë mashtruesish, një histori e bazuar në romanin e Emore Leonard, të vitit 1978.
Regjisori i filmit, Daniel Schechter ka thënë se ky rol është puna më e mirë e Aniston në karrierë.
“Njerëzit kanë për ta pëlqyer shumë sepse është puna e saj më e mirë. Kam qarë kur e shikoja duke interpretuar”, u shpreh Schechter.
Missi i prekur nga sëmundja e rrallë
Kur Jennifer Smestad të konkurrojë për kurorën e “Miss Amerikës” këtë të diel, ajo nuk do të luftojë vetëm për titullin, por edhe që zëri i saj të dëgjohet.
20-vjeçarja, e cila fitoi të drejtën për të marrë pjesë në kompeticion bukurie si “Miss Arizona”, ka një të veçantë… ajo vuan nga sindroma e “Tourrette”-s.Një sëmundje jo shumë e njohur, sindroma në fjalë bën që të prekurit prej saj të flasin ose të kryejnë veprime të tjera në mënyrë të pakontrolluar.
Rita-Cara, tatu së bashku
Si dy mikesha të ngushta, Rita Ora dhe modelja Cara Delevingne shpenzojnë vazhdimisht kohë bashkë.
E për këtë arsye, nuk ishte një befasi që të dy vajzat i shërbyen njëra-tjetrës si mbështetje morale kur realizuan më parë gjatë javës nga një tatuazh.Të pranishme në javën e modës në Nju Jork, vajzat vizituan një prej salloneve më të famshme të tatuazheve në botë, ku secila vendosi të realizonte një tatu.
“Haremi” i ri i Robin Thicke
“Blured Line”, i shndërruar në një prej hiteve kryesore të kësaj vere, bëri bujë për videoklipin në të cilin Robin Thicke shfaqet me pesë femra të cilat kërcejnë përreth tij të veshura vetëm me mbathje.
Megjithatë, “haremi” i këngëtarit nuk kufizohet vetëm në jetën e tij artistike,
Një muaj pasi në ndarjen e çmimeve “MTV” u fotografua duke prekur në të pasme një prej fanseve të tij, Thicke u rikthye me një grup të ri femrash në një koncert të mbajtur në Las Vegas gjatë së premtes.
Energjia e Beyonce magjeps Rion
Këngëtarja Beyonce Knowles ka magjepsur publikun brazilian dhe jo vetëm të mbledhur në Rio de Zhaneiro për festivalin e rokut.
Këngëtarja është paraqitur me shfaqjen e saj “Mrs Carter Show” dhe ka dhuruar një performancë fantastike në skenë.
E shoqëruar nga kori, trupa e baletit dhe efektet speciale në skenë, Beyonce ka elektrizuar ambjentin.
Alba “tradhëton” Microsoft për “iPhone”
Aktorja Jessica Alba është shndërruar në një prej përdoruesve më të famshme të një “iPhone”, pak muaj pasi kontrata e saj e sponsorizimit me “Microsoft” përfundoi.
Aktorja hollivudiane kishte qenë imazhi i kompanisë së madhe kompiuterike, për telefonin që “Microsoft” prodhon në bashkëpunim me “Nokia”-n, të ashtuquajturin “Lumia”.
E fotografuar në Nju Jork gjatë javës, protagonistja e “Sin City” shfaqi gjatë të gjithë kohës krenare “iPhone” e saj të fundit, një produkt që Alba kishte përdorur edhe përpara se të lidhte kontratën e sponsorizimit me “Microsoft”-in.
Dalja e parë e Kate si nënë
Kate Middleton u shfaq e mrekullueshme në daljen e parë të saj pas lindjes së djalit. Dukesha e Kembrixhit mori pjesë në një mbrëmje gala të organizuar nga fondacion bamirës.
E shoqëruar nga bashkëshorti Uilliam, Kate kishte treguar kujdes për për pamjen në daljen e parë publike të këtij lloji që nga lindja e Princit Xhorxh. Me një fustan të gjatë të Jenny Packham të qendisur me diamantë dhe flokët e lëshuar mbi supe, Kate mahniti të gjithë.
Nicole Kidman shtypet nga paparaci me biçikletë
Aktorja Nicole Kidman eshte rrezuar pertoke nga nje paparac me biciklte. Ngjarja ka ndodhur sapo aktorja kishte dalë nga sfilatat e Calvin Klein-it në New York, përpara hotel Carlyle, në Manhatan. Ajo eshte shtypur nga paparaci, e te dy jane fotografuar te rene pertoke.