Naked City

VIP-at që ndoqën finalen e US Open

Postuar në 10 Shtator, 2013 08:37

Përveç betejës mes dy titanëve të tenisit, Rafael Nadal dhe Novak Djokoviç, ajo që tërhoqi vëmendjen e fotografëve në finalen e turneut US Open ishte prania e VIP-ave të botës së spektaklit. 

Banja e shenjtë e grave të Nepali

Postuar në 10 Shtator, 2013 08:34

Në kryeqytetin e Nepalit, Kathmandu, ka nisur festivali i “pastrimit”, ku femrat kërkojnë falje për mëkatet seksuale dhe ato fetare të kryera gjatë vitit. 

Festivali në fjalë në gjuhën lokale njihet si Rishi Panchami dhe femrat nepaleze kryejnë ritet e tyre përgjatë brigjeve të lumit Bagmati.

Futja në ujë dhe lagia e trupit dhe fytyrës konsiderohet si një banjë e shenjtë për besimtaret e vendit të vogël aziatik. 

Buzëqeshja e Julia Roberts magjeps sërish

Postuar në 10 Shtator, 2013 08:32

Buzëqeshja e Julia Roberts vazhdon të magjepsë. Aktorja ndodhet në Toronto për Festivalin e Filmit, ku ka parakaluar në tapetin e kuq për premierën e “August: Osage County”. 

‘Nimfa’ Monica Bellucci

Postuar në 10 Shtator, 2013 04:27

Aktorja Monica Bellucci, vetem pak jave pas ndarjes me artistin Vinsent Cassel, ka rrembyer serish vemendjen e shtypit roze. Behet fjale per filmin e saj te fundit me regji nga Emir Kusturica per te cilin edhe me heret aktorja ka terhequr vemendjen e gazetave. 

Per shkak te impenjimeve artistja 47 vjecare ka udhetuar drejt Bosnje-Hercegovines, ku kane nisur edhe xhirimet per kete projekt te fundit kinematografik. 

Olivia Wilde promovon filmin ‘Rush’

Postuar në 10 Shtator, 2013 04:24

Filmi më i ri i regjisorit Ron Howard me titull ‘Rush’ pati premierën e tij ditën e dielë në Festivalin e Filmit të Torontos dhe ishte aktorja Olivia Wilde ajo që tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq. 

29-vjeçarja shoqërohej nga i fejuari i saj, aktori Jason Sudeikis.Filmi ‘Rush’ tregon rivalitetin mes dy pilotëve të Formulës 1: britanikut James Hunt (i interpretuar nga Chris Hemsworth) dhe austriakut Niki Lauda (i interpretuar nga Daniel Bruhl).

Olivia Wilde luan rolin e bashkëshortes së Hunt, Suzy Miller, e cila e la pilotin për aktorin Richard Burton.

Britney Spears, më në formë se kurrë

Postuar në 10 Shtator, 2013 04:21

Është stërvitur shumë kohët e fundit në kuadër të promovimit të albumit më të ri që do të nxjerrë në treg së shpejti dhe rezultatet duken qartë për Britney Spears. 

Këngëtarja amerikane Kënga e parë e albumit do të publikohet më 17 shtator, por ende nuk ka asnjë informacion mbi këtë këngë dhe albumin e ri. Ajo postoi një foto me bikini në Instagram ku duket më në formë se kurrë.Kënga e parë e albumit do të publikohet më 17 shtator, por ende nuk ka asnjë informacion mbi këtë këngë dhe albumin e ri.

Shqiptarët, më të lumturit në rajon!

Postuar në 09 Shtator, 2013 15:04

Ata që po kërkojnë lumturi dhe kënaqësi më të madhe duhet të shkojnë të jetojnë në Evropën verior. Jo në Egjipt apo në vendet e goditura nga kriza e eurozonës. 

Të dhënat janë bërë publike nga një raport  Universitetit të Tokës në Kolumbia. Shqipëria, bashkë me Angolën dhe Zimbabven janë vendet që kanë pësuar ngjitje më të madhe nga të gjitha vendet e anketuara.

Vendi ynë renditet në vendin e 62-të nga 156 vende që janë përfshirë në listë, ndërsa fqinjët grek pavarësisht krizës së madhe ekonomike, qëndrojnë jo shumë larg prej nesh, në vendin e 70-të.

Arti që lind nga hiri i luftës! (foto)

Postuar në 09 Shtator, 2013 15:02

Farkëtari gjerman, Manfred Zbrzezny  që jeton në periferi të Monrovia, kryeqyteti i Liberisë dhe i kthen ato në objekte arti. Ai çmonton AK-47 dhe armë të tjera, që i kanë shkaktuar vdekje të pallogaritshme në luftrat civile të vendit, duke i shndërruar në objekte arti, që për të janë simbole të shpresës.

Protesta në internet, ushtria amerikane kundër Obamës! (foto)

Postuar në 09 Shtator, 2013 15:00

Ndërsa Kongresi amerikan pritet të vendosë për ndërhyrjen ushtarake në Siri, ushtarë të Ushtrisë Amerikane ka shprehur mospajtimin e tyre në Reddit, një rrjet social lajmesh shumë popullor.

Që kur Obama ka deklaruar një sulm të mundshëm ushtarak për të ndëshkuar Asadin, për përdorimin e armëve kimike, ushtria ka postuar dhjetra postera, me portretet e tyre të mbuluara me një mesazh të qartë: “Nuk jam rekrutuar në ushtri për të luftuar kundër Al- Kaedës në Siri”

Marica Pellegrinelli foto “hot” me Eros. Modelja “shpërthen” në Instagram

Postuar në 08 Shtator, 2013 14:59

Marica Pellegrinelli e Eros Ramazzotti vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes së shtypit rozë këtë verë, që nuk ka qenë aspak e qetë për shumë çifte të njohur të botës së spektaklit. Çifti është fotografuar nga “Novella 2000” në një fermë të qetë në një fshat të Monferratos, ku Eros e Marica nuk i kanë “kursyer” puthjet dhe përkëdhelitë.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City