VIP-at që ndoqën finalen e US Open

Postuar në 10 Shtator, 2013 08:37

Përveç betejës mes dy titanëve të tenisit, Rafael Nadal dhe Novak Djokoviç, ajo që tërhoqi vëmendjen e fotografëve në finalen e turneut US Open ishte prania e VIP-ave të botës së spektaklit. 

Mes tyre kanë spikatur çifti Justin Timberlake e Jessica Biel, Kevin Spacey, Leonardo DiCaprio, Sean Connery, Amanda Seyfriend e Justin Long, Jessica Alba, Edward Norton, etj. Përveç yjeve të showbizit, mes të pranishëmve ka qenë edhe ish-futbollisti David Beckham, këtë herë i vetëm dhe i pa shoqëruar nga familja e tij. Ndërkohë, në përfundim të ndeshjes nuk ka munguar një përqafim mes fituesit të turneut, Rafael Nadal dhe mbretëreshës Sofia të Spanjës. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.