Olivia Wilde promovon filmin ‘Rush’

Postuar në 10 Shtator, 2013 04:24

Filmi më i ri i regjisorit Ron Howard me titull ‘Rush’ pati premierën e tij ditën e dielë në Festivalin e Filmit të Torontos dhe ishte aktorja Olivia Wilde ajo që tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq. 

29-vjeçarja shoqërohej nga i fejuari i saj, aktori Jason Sudeikis.Filmi ‘Rush’ tregon rivalitetin mes dy pilotëve të Formulës 1: britanikut James Hunt (i interpretuar nga Chris Hemsworth) dhe austriakut Niki Lauda (i interpretuar nga Daniel Bruhl).

Olivia Wilde luan rolin e bashkëshortes së Hunt, Suzy Miller, e cila e la pilotin për aktorin Richard Burton.

Regjisori Ron Howard ka fituar çmime Oscar për regjinë e filmave ‘Frost/Nixon’ dhe ‘A Beautiful Mind’ dhe ishte i pranishëm në premierë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.