Marica Pellegrinelli foto “hot” me Eros. Modelja “shpërthen” në Instagram

Marica Pellegrinelli e Eros Ramazzotti vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes së shtypit rozë këtë verë, që nuk ka qenë aspak e qetë për shumë çifte të njohur të botës së spektaklit. Çifti është fotografuar nga “Novella 2000” në një fermë të qetë në një fshat të Monferratos, ku Eros e Marica nuk i kanë “kursyer” puthjet dhe përkëdhelitë.
Por kjo duket se nuk i ka pëlqyer fort modeles e cila ka ”shpërthyer” ndaj fotove të paparacëve. Pellegrinelli ka krahasuar në Twitter fotot e revistës me një foto të realizuar vetë dhe ka arritur në konkluzionin se këmbët i saj janë punuar në fotoshop.
“Dakort që doni të bëni lajm, por nuk mendoni se po e ekzagjeroni? Fotoja e parë është bërë rreth 2 javë më parë dhe e dyta pak orë më parë. Këto këmbë nuk janë të miat. Kujtoni se unë punoj me trupin”, ankohet e fejuara e Ramazzotti.
Add new comment