Buzëqeshja e Julia Roberts magjeps sërish

Postuar në 10 Shtator, 2013 08:32

Buzëqeshja e Julia Roberts vazhdon të magjepsë. Aktorja ndodhet në Toronto për Festivalin e Filmit, ku ka parakaluar në tapetin e kuq për premierën e “August: Osage County”. 

Roberts është fotografuar nga fotografët e shumtë, që herë e kanë fotografuar të vetme dhe herë me aktorin Dermot Mulroney, me të cilin vite më parë ka interpretuar në “My Best Friend’s Wedding”. Filmi “August: Osage County” është një dramë-komedi e bazuar në një ngjarje familjare dhe ku interpretojnë edhe yje të tjerë të kinemasë si Meryl Streep, Ewan McGragor, ndërsa një prej producentëve është George Clooney. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.