Naked City
Belluci shpërthyese në filmin e ri
Pas ndarjes dhënies fund të martesës 14-vjeçare me aktorin francez Vincent Cassel, aktorja italiane, Monika Belluci i është rikthyer punës së saj dhe këtë ka zgjedhur ta bëjë në një projekt të regjisorit serb, Emir Kusturica. 49-vjeçarja është përzgjedhur nga regjisori si aktorja e përshtatëshme për rolin protagonist në filmin “Rruga e qumështit” në të cilën Kusturica tregon për historinë e një vajzë serbe të përdhunuar nga një grup ushtarësh boshnjakë gjatë konfliktit të viteve ’90.
Cyrus rikthehet të skandalizojë
Pas performancës së saj ekstravagante në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “MTV”, Miley Cyrus duket se është e vendosur që të mos humbë efektin e bujës mediatike që është duke shkaktuar.
20-vjeçarja u rishfaq këtë të martë në koopertinën e revistës “Rolling Stone”, në një intervistë të gjatë në të cilën komentoi sërish veprimet e saj dhe kritikat për mospasjen e një fiziku të përshtatshëm për të realizuar atë kërcim ndjellës.
Sulmi i pamëshirshëm i një shqiponje!
Ky është sulmi i një shqiponje të fuqishme teksa ngul kthetrat e saj mbi kurrizin e një dreri. Këto janë imazhe të kapura nga zoologët në rajonin e largët, Lazovsky në juglindje të Rusisë, ku tregohet një sulm i guximshëm i shqiponjës që hidhet mbi prenë e saj disa herë më të madhe se vetja.
Pushimet e supermodeleve
Shampanjë, banjo dielli, not dhe xhiro me një jaht me pesë yje.
Këto janë pushimet e dy supermodeleve Alessandra Ambrosio dhe Candice Swanapoel.
32-vjeçarja braziliane, nënë e dy fëmijeve dhe 24-vjeçarja nga Afrika e Jugut janë duke shijuar aktualisht rivierën franceze dhe nga St. Tropez, postuan këto fotografi të mrekullueshme në rrjetet e tyre shoqërore
Ngacmime seksuale dhe shkulje dhëmbësh
Prej vitesh, Katia Elizarova është e përfshrirë në botën e modës.
Një botë e bukur, por brenda të cilës ka edhe disa elemente të paimagjinueshme për cilindo prej nesh.
Silueta e mahnitshme e një peshkaqeni në fluturim (foto)
Fotografi të mahnitshme që tregojnë fuqinë madhështore të një peshkaqeni të madh, të bardhë nën dritën e lindjes së diellit. Silueta e bukur tregon grabitqarin në një sulm ajror në Seal Island, False Bay në Afrikën e Jugut.
Fotografitë janë shkrepur nga irlandez David Jenkins, 41 vjeç, i cili pas një kurthi që kishte ngritur, është pozicionuar përballë diellit, gati për kapjen e momentit dramatik.
Nishani në SHBA, dekoron Kishën e e Nolit (foto)
Presidenti i Republikws, Bujar Nishani këto ditë ndodhet në Amerikë për një vizitë zyrtare disa ditore. Ai është ftuar nga ish presidenti amerikan , Bill Klinton, për të marë pjesë në forumin: “Nisma Globale Klinton 2013”.
Rihanna, protagoniste edhe në Formula 1
Ishte një fundjavë e mbushur me makina të shpejta dhe luks në Singapor pasi në cirkuitin Marina Bay u zhvillua gara e Formulës 1.
Kur gjithçka mbaroi dhe pilotët u larguan nga pista, ishte Rihanna ajo që mori në dorë zbavitjen e publikut që pa një garë të dominuar nga fillimi në fund nga Vettel.Këngëtarja 25-vjeçare plotësoi performancën e saj me lëvizje provokuese dhe veshje ekstravagante.Rihanna aktualisht ndodhet në Azi për turin e saj botëror dhe në Tajlandë përfitoi për të bërë disa foto nga ato që duan fansat e saj meshkuj.
Cmimet “Emmy 2013”
Mbrëmjen e së dielës është organizuar në Los Angeles ceremonia e 65 e çmimeve “Emmy”. Dy historitë më të mira për vitin 2013 në kategorinë e dramës dhe komedisë janë vlerësuar “Breaking Bad” dhe “Modern Family”.
Cmimi për aktorin më të mirë në serialet e komedisë ka shkuar për Jim Parsons, ndërsa për serialin dramë është nderuar me çmimin e aktorit më të mirë Jeff Daniels. Parsons është ngjitur në skenë i emocionuar teksa ka marre çmimin e tretë “Emmy” gjatë karrierës së tij. “Po më pushon zemra”, ka thënë ai me shaka. “Jam me shumë fat që po marr këtë trofe”.
Cristiano i dhuron vetes një Ferrari
Cristiano Ronaldo është parë me një Ferrari të ri në rrugët e Madridit, një model ekskluziv që sipas mundodeportivo.com e ka blerë 1.3 milionë euro për të festuar rinovimin me Realin deri në vitin 2018.
Mendohet se makina me ngjyrë blu është blerë në një koncesionar të markës italiane në Portugali.Me këtë blerje të re, parkingu i yllit të madrilenëve arrin një vlerë prej 6 milionë eurosh. Ai zotëron 20 makina luksoze, ku spikasin një Bugatti Veyron, një Koeningsegg CCX, një Lamborghini Aventator, një McLaren MP4-12C, një Bentley, një Porsche apo një Maserati.