Cmimet “Emmy 2013”
Mbrëmjen e së dielës është organizuar në Los Angeles ceremonia e 65 e çmimeve “Emmy”. Dy historitë më të mira për vitin 2013 në kategorinë e dramës dhe komedisë janë vlerësuar “Breaking Bad” dhe “Modern Family”.
Cmimi për aktorin më të mirë në serialet e komedisë ka shkuar për Jim Parsons, ndërsa për serialin dramë është nderuar me çmimin e aktorit më të mirë Jeff Daniels. Parsons është ngjitur në skenë i emocionuar teksa ka marre çmimin e tretë “Emmy” gjatë karrierës së tij. “Po më pushon zemra”, ka thënë ai me shaka. “Jam me shumë fat që po marr këtë trofe”.
Producenti i “Familjes Moderne” ka thënë në skenë se ky është organzimi më i trishtuar në historinë e çmimeve “Emmy”, megjithatë çmimi e ka lumturuar pa masë.
Sa i takon aktoreve më të mira protagoniste në filma, Claire Danes është nderuar me çmimin e aktores më të mirë protagoniste, ndërsa Michael Douglas është vlerësuar me çmimin për aktorin më të mirë në filmin “Behind the Candelabra” në të cilin luan krah Matt Damon.
“Ky është një film i bërë nga dy duar”, ka thënë Douglas pas marrjes së çmimit duke iu referuar Damon-it.
“Ky çmim na takon të dyve”, e ka mbyllur fjalimin e tij Michael Douglas.
Add new comment