Julianne Moore dhe vajza e saj “binjake”

Postuar në 12 Shtator, 2013 07:43

Aktorja 52-vjeçare shoqërohej nga e bija në shfaqjen Reed Karkoff që u mbajt të mërkurën në kuadër të New York Fashion Week. 

Dyshja ishte ulur në vijën e parë të sediljeve dhe Liv dukej e emocionuar teksa shihte modelet të parakalonin me veshtjet e fundit. 

11-vjeçarja, që ka të njëjtën ngjyrë flokësh si e ëma, ka treguar se ka një interes të jashtëzakonshëm për botën e modës. 

Kjo dukej qartë edhe nga veshja e saj, një fustan i zi me njolla të bardha dhe këpucë të zeza, të ngjashme me ato të motoçiklistëve. 

Ndërsa Julianne ishte veshur me një fustan të bardhë të gjerë, poshtë një xhakete sportive, si dhe me një palë këpucë njëngjyrëshe. 

Nënë e bijë janë fotografuar të dyja duke nxjerrë në pah ngjashmërinë, por edhe stilin, një ndërthurje mes elegancës dhe modernes. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.