Miranda Kerr si Ciçiolina për V Magazine

Miranda Kerr ka hyrë në rolin e Ciçiolina, divës së filmave porno, në një shërbim fotografik për edicionin e shtatorit të “V Magazine”.
E mësuar tashmë të shfaqet shpesh nudo, ish-modelja e Victoria’s Secret, ka hyrë shumë mirë në rolin e Ilona Staller, e cila sot është 61 vjeç. Fotot janë bërë në një mjedis të viteve ’70 dhe Kerr shfaqet e veshur me kurora me margarita, veshje të brendshme seksi dhe paruke bionde platin.
Shërbimi fotografik është realizuar nga Sebastian Faena dhe dozat erotike janë tëpër të larta. “Bukuria nga sytë e shndritshëm të Miranda Kerr mishëron esencën idilike të këngëtares dhe filmave për të rritur Ciçiolina, lideres së Partisë së Dashurisë italiane”, shpjegohet në revistë.
Add new comment