Para, femra dhe luks

Postuar në 24 Gusht, 2013 06:46

Pothuajse 50 vjet më parë, kur Hugh Hefner u bë pioner i revistave dedikuar meshkujve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai nuk e dinte se në të vërtetë po ndërtonte një "perandori". 

"Playboy", revista që 87-vjeçari themeloi, është shndërruar në një prej revistave më të njohura dhe më të shitura në botë, teksa sot ka versionet e saj në shumë gjuhë të ndryshme.

Nga Marylin Monroe, e cila duke pozuar në koopertinë i dha famën e parë "Playboy"-t, revista erotike ka njohur maja të shumta gjatë ekzistencës së saj.

Megjithatë, të paktë janë ata që kanë pyetur se cila ka qenë jeta e 87-vjeçarit Hefner, i cili vetëm përpara dy vitesh shpalli se do të martohej, ceremoni e anulluar më pas, me një 24-vjeçare të punësuar si modele në kompaninë e tij.

Gjithmonë i rrethuar mes parave, femrave dhe luksit, këto janë copëza nga jeta e Hefnerit në foto.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.