Chris Brown: “Gjykatat janë raciste “

Postuar në 24 Gusht, 2013 08:54

Chris Brown është dënuar me një mijë orë pune sociale për thyerje të lirisë me kusht. Dënimi ka acaruar këngëtarin, i cili ka akuzuar gjykatën për racizëm dhe u ka kërkuar të deklarojnë pse nuk ndihmojnë njerëzit në nevojë.

“Kam bërë 6 muaj punë sociale dhe tani e mohojnë, sepse janë racist”, shkruan Brown ne profilin e tij në Twitter. “Atëherë pse nuk kujdesen për fëmijët e pastrehë dhe familjet e varfra”, vazhdon ai.

Majin e kaluar, Brown u përfshi në një aksident që mund ti kushtonte katër vjet burg, por për fat të tij, e aksidentuara Olga Gure-Kovalenko, vendosi të mos ndjekë rrugën ligjore. Megjithatë gjykata vendosi që këngëtari të ishte në liri me kusht për shkak se në vitin 2009 rrahu keqasi të fejuarën e tij, Rihanna.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.