Ndahen Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas

Postuar në 28 Gusht, 2013 08:17

Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones kanë vendosur të ndahen dhe të kalojnë disa kohë larg njëri-tjetrit. 

Cifti i famshëm hollivudian ka 13 vite martesë. Burime për revistën ‘People’ theksojnë se për momentin asnjëri prej tyre nuk ka ndërmarrë hapat ligjore për nisjen e procesit të divorcit.

“Stresi ka bërë që martesa e tyre të dështojë. Kanceri që kaloi Michael dhe çrregullimi bipolar i Catherine ishin të tepërta”, tha burimi.

Zeta-Jones dhe Douglas janë martuar në vitin 2000. Kohët e fundit, revista ‘Star’ kishte publikuar se aktorja do të niste një betejë ligjore “300 milionë dollarëshe” për të fituar divorcin nga bashkëshorti i saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.